Pollo: Delegacioni i PE i kënaqur me opozitën, koha për ”formulën maqedonase”

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka treguar për sinjalet që opozita mori nga takimi i sotëm me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

Sipas Pollos, delegacioni i PE-së doli shumë i kënaqur me takimin e opozitës, dhe me kanalet bashkëpunuese të opozitës si në rastin e miratimit të reformës zgjedhore, edhe pse për të “ajo që duhet të shpresojmë është zgjidhje e gjendjes se jashtëzakonshme në vend me forcat tona por është i mirëpritur çdo ndikim nga Europa”,-tha në ”A2cnn”.

Pikat kryesore të diskutuara për të ishin dy. ”Në radhë të parë, të mos jepet asnjë pretekst për kundërshtime të pabazuara për çeljen e negociatave, sepse kundërshtimet i ka vënë Bundestagu. Çështja e dytë është dalja nga kriza politike, reforma zgjedhore sapo të kryhet duhet të çojë në zgjedhje të parakohshme, mundësisht të dyfishta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Pollon, zgjidhja në këtë kuptim vjen nga aplikimi i të ashtuquajturës “formula maqedonase”, pra një qeveri kujdestare tre muaj para zgjedhjeve, “një kërkesë e thjeshtë që të mos ketë kontestime”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?