Pollo: Edi Rama, i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat, që i kërkohen kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve

 

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Genc Pollo që gati gjithçka po shkon mbrapsht e keq në vendin tonë nuk kishim detyrimisht nevojë për raportin e Freedom House.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Pollo shprehet se Edi Rama është absolutisht i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat, të cilit i përmenden publikisht kushte si kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve.

“Që gati gjithçka po shkon mbrapsht e keq në vendin tonë nuk kishim detyrimisht  nevojë për raportin e Freedom House. Që përgjegjës për këtë është qeveria Rama e parlamenti rilindist edhe kjo dihej. Por ashtu si pamja e një piktura nga distanca leximi i këtij raporti e paraqet përkeqësimin dhe përgjegjësinë në kontekst. Prandaj e rekomandoj leximin.

P.S: Edi Rama prapë pretendon se dëgjon lëvdata të papara në Bruksel! Mbase ka arsye! Është absolutisht i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat të cilit i përmenden publikisht kushte si kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve”, shprehet Genc Pollo.

Që gati gjithçka po shkon mbrapsht e keq në vendin tonë nuk kishim detyrimisht nevojë për raportin e Freedom House. Që…

Pubblicato da Genc Pollo su Mercoledì 3 marzo 2021

SHKARKO APP