Pollo publikon dokumentin: Qeveria mbron me ligj hajdutët e zgjedhjeve, ka hequr kushtin e vendosur nga BE për integrimin

Ish ministri i Arsimit Genc Pollo ka publikuar një dokument, ku thuhet se qeveria ka hequr kushtin e BE për integrimin, atë të dënimit të hajdutëve në zgjedhje.

Pollo shprehet se heqja e pikës “fillimi i procedimit penal për votë-vjedhësit” është një fakt shumë i rëndë. Ai shton se forca e shoqërisë e shprehur në fund me votë do të çelë një ditë të re europiane!

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Genc Pollos:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mburoja e votëvjedhësve!”

Në planin qeveritar për kushtet që duhen përmbushur në mënyrë që të çelen negociatat me BE kanë hequr “fillimin e proçedimit penal për votëvjedhësit” !!!

Sado që të spërdridhen nuk i mbrojnë dot. Por forca e shoqërisë e shprehur më në fund me votë do të çelë një ditë të re europiane !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?