Pollo pyet qeverinë: Pse nuk u ftua Rama në mbledhjen e Trump? A ka gënjyer qeveria me shfrat?
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimin që Presidenti Amerikan Donald Trump me vendet anëtare të NATO-s që kanë plotësuar objektivin e shpenzimeve 2% të PBB për mbrojtjen.
Referuar deklaratës së kryeministrit, se e ka plotësuar këtë shifër, Pollo shkruan se Presidenti Trump nuk e ka ftuar Ramën, në këtë mbledhje, ndërsa shtron pyetjen: A ka gënjyer qeveria me shfrat? Apo tjetër arsye?
Rama ka thënë se e ka plotesiar objektivin e shpenzimeve 2% të PBB për mbrojtjen. Por Presidenti Trump që ka mbledhur të tërë shtetet e NATO-s që plotesojnë 2% nuk e ka ftuar
Ramën!! A ka gënjyer qeveria me shfrat? Apo tjetër arsye?https://t.co/M309Z0yUn3— Genc Pollo (@GencPollo) December 5, 2019