Pollo: Sot një ditë zhgënjyese për shqiptarët, duhet filluar konceptimi i një projekti të ri

Për ish-ministrin dhe ish-deputetin e PD-së Genc Pollo, rezultati i 25 prillit ishe zhgënjyes dhe i trishtë për shumë shqiptarë.

Ai shkruan në Facebook, Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura, si dhe ka falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore.

Pollo: Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë.

Pollo shton se është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë, duke theksuar se tani është nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi.

Pollo: Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën evropiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese.

PD nuk arriti që të merrte rezultatin e dëshiruar në këto zgjedhje duke humbur mundësinë që të qeverisë së bashkë me LSI-në, për shkak se sipas KQZ-së nuk i kalojnë më shumë se sa 63 mandate.

SHKARKO APP