Polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar ditën e sotme një video në rrjetet sociale  nga stërvitja e përbashkët mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare në kuadër të “Defender Europe 21”.

Nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Peleshi shkruan se stërvitja u zhvillua në Gjirin e Dukatit, aty ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa në video shihen polumbarët amerikanë dhe shqiptarë, teksa zhyten në thellësinë e ujërave të këtij gjiri.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi” shkruan Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?