“Populli, pasuria më e madhe që ka Shqipëria”, Mark Gjonaj: Kemi influencë në vendet ku jetojmë

Një nga shqiptarët më të suksesshëm në diasporë, është Mark Gjonaj. I lindur në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjonaj është sot anëtar i Këshillit Bashkiak të Neë York-ut. Gjonaj, gjithashtu, është një nga aktivistët më të rëndësishëm të diasporës shqiptare. Në “Real Story”, ai u shpreh se pasuria më e madhe që ka Shqipëria, është populli i vetë. “Për të parën herë që u takum ishte dje. Pasuria e Shqipërisë është populli i vetë, shqiptari. Interesi i zhvillimi të vendit është të shfrytëzohet ky rast. Dashninë që e kemi për popullin tonë dhe për vendin tonë, të shpresojmë se çfarë mundet Këshilli Kordinues i Diasporës. Është hera e parë që qeveria na mbledh”, tha Gjonaj.

Mark Gjonaj u shpreh se diaspora duhet të ketë deputetët e vetë në Kuvend. Sipas tij, fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e vendit, pasi diaspora nuk ka interes por lufton për të mirën e Shqipërisë. “Kam lindur në Amerikë. E shoh popullim tim, familjen time duke vuajtur. E bëj pyetjen, nëse do isha unë atje, dhe ata në amerikë, çfarë do kërkoja prej tyre? duhet bërë sa ke mundësinë. Që të krijohet kjo ura që është shumë e rëndësishme”.

“Diaspora duhet me pas një deputet të vetin. Duhet zëri i diasporës, janë më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se sa këtu. Një prej planeve është vota. Duhet forcuar lidhja dhe të krijohet besimi. Fjala e diasporës ka peshë sepse nuk e ka për interes e ka për të mirën e vendit. Nuk është shfrytëzuar ky rast i bashkimit të popullit tonë. Shqiptarët kanë influencë në shtetet ku jetojnë”, tha Gjonaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?