”Porosi në Surrel”, deputetja Bilali: Nuk ikim si Romeo poshtë ballkonit të marrim letra
Deputetja e PS-së, Edona Bilali iu përgjigj akuzave të opozitës, se maxhoranca shkon në Surrel për të marrë porositë në lidhje me vazhdimin Komisioneve Hetimore. Bilali me ironi tha se socialistët nuk shkojnë si demokratët, poshtë ballkonit.
”Kur ju përmendi Surrelin dhe porositë që marrim atje. Nuk ka shkuar njeri në Surrel për të shkuar dhe për të marrë porositë për komisionet hetimore.
Nuk shkojmë si Romeo poshtë ballkonit për të marrë porosi. Enough is enough. E them në përgjegjësi të plotë. Jo vetëm që nuk na është dhënë porosi nga Surreli. S’na është vënë ndonjëherë ne ndonjë letër apo dokument për të lexuar. Komentet tuaja janë fyerje”, deklaroi Bilali.