Porosia e Majkos për Halim Kosovën

 

Ish-kryeministri Majko ka mirëpritur dhe përshëndetur nismën e kandidatëve për Tiranën, për një debat publik mes tyre. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Majko shkruan se dicka e tillë do t’i jepte fund një kulture gri politike, por në fund ai ka një porosi për Halim Kosovën.

Komunikimi i stafeve dhe vendosja e nje grafiku komunikimesh publike te perbashketa ne tryezat me te ndjekura televizive do ti jape fund nje kulture “gri” politike e cila ka thelluar hendekun midis politikes dhe publikut ne vend.

Doktor Kosova e ka nje “homolog” ne fushaten per Bashkine e Tiranes i cili kishte jave qe ja kujtonte kete fakt dhe ky eshte Erion Veliaj. Vendimi i kandidatit te opozites eshte nje akt ne drejtimin e duhur. Urime Doktor Kosoves…vec kujdes se Velia ne studion televizive eshte ne “maternitetin” e tij”, shkruan Majko.

Një ditë pasi kandidati i opozitës, Halim Kosova u shpreh i gatshëm për një debat televiziv me rivalin e mazhorancës, Erion Veliaj reagoi duke thënë se e mirëpret përballjen. Veliaj u shpre se ai është gati që kjo përballje të ndodhë prej nesër në mbrëmje në televizionin më të madh në vend.

SHKARKO APP