Porosia e Ramës për kryebashkiakun e Kamzës: Nesër gropa e mbyllur, e di ti

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ishte në Kamëz dhe gjatë një inspektimi, i tërhoqi vëmendjen një gropë në rrugën përpara oborrit të shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz. Ndërsa kishte me vete edhe kryebashkiakun e bashkisë Kamëz, porosia e Ramës ishte e qartë për Rakip Sulin.

Edi Rama: O Rakip rregulloje këtë gropën.

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Ore patjetër rregulloje, te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai (flet për ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu).

Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.

Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet. Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lëre shumë gropa, nesër gropa e mbyllur Rakip. E di ti!

SHKARKO APP