Porti i Durrësit, Korreshi: Pas 35 vitesh, po nuk shkove si sheik apo si çunat e Londrës, as s’ke për ta prekur
Vijon seanca plenare në Kuvend, për portin e Durrësit. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se projekti është një aferë korruptive dhe se me këtë projekt po shitet Shqipëria. Ai nuk kurseu as batutat, për të cilat është i njohur.
“Ju do bëni vetëm fazën e parë atë të vjedhjes, ai porti që do zhvendoset me çfarë lekësh, do e bëni me lekët e Autoritetit Portual, po kujt është ky i gjermanit, hë gjeneral, do bëjmë 700 m plazh, a thua ti ne do lahemi në kanal bretkosa, se mos na del ndonjë tras i Divjakës.
Për 35 vjet po nuk erdhe si sheiku apo si çunat e Londrës, nuk do futesh aty, se për të prekur e për shijuar nga ka shans njeri atje, ju po merrni me koncesion tokën e shtetit shqiptar. Nuk ka pikë që nuk është në dëm të shtetit shqiptar, ju jeni duke e shitur Shqipërinë, shyqyr që Shqipëria nuk është pazzl se do kishte mbetur gropa e Ozonit këtu në Shqipëri”.