Porti i jahteve në Shëngjin funksional brenda 12 muajve
Aktualitet E Enjte, 22 Prill 2021 10:53
Është firmosur sot marrëveshja për ndërtimin e portit të jahteve në Shëngjin, i cili do të bëhet operativ brenda 12 muajve.
Marrëveshja ka për synim që ky port të kthehet në shërbim të turizmit, ndërsa do të ketë një kapacitet prej 200 jahtesh.
“Mbi 7 milionë dollarë investime, punësim i rëndësishëm për zonën.
Ky port do ta bëjë Shqipërinë tërheqëse për turistët.
Presim punime me cilësi të lartë”, tha ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

