Porti i Vlorës me koncesion, PD: Zhvendosja e Portit Detar të Vlorës, aferë korruptive e PS

Prej 25 dhjetorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndalojë qeverinë dhe Ministritë për të dhënë koncesione të reja.

Kjo mbështetur në ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por vetëm në fillim të janarit Ministria e Energjetikës hapi garën për portin e Vlorës me vlerën 22.7 milionë euro.

Kundër tij tashmë është ngritur dhe Partia Demokratike, duke e cilësuar një aferë korruptive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD denoncon veprimin kriminal të shpërdorimit të fondeve publike të qeverisë socialiste, e cila po godet përsëri qytetarët vlonjatë. Qeveria e grabitjes së pronave publike ka vendosur në mungesë konsultimi me qytetarët zhvendosjen e portit të Vlorës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Porti i ri, pritet të ndërtohet në portin detar aktual, dhe për selinë blu do të sjellë edhe dëmtimin e industrisë së peshkimit.

“Do të shënojë shkatërrimin apo falimentimin e plotë të industrisë së peshkimit”.

Sipas të dhënave të APP, 26 shkurti i vitit 2021 është afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga operatorët privatë për marrjen me koncension të portit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?