Portieri Berisha: Nuk ishte dita jonë

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, e cilësoi atë të djeshmen si një ndeshje të fortë të bërë nga lojtarët kuqezi në një sfidë përballë atyre që konsiderohen favoritë në këtë kompeticion.

“Bëmë një ndeshje të fortë përballë  Francës, megjithatë mendoj se duhet të bënim më shumë sepse lojtari që na shënoi ishte tërësisht i vetëm dhe nuk u mbulua nga mbrojtja. Por këto janë gjëra që ndodhin, ishte çështje minutash”, tha ai.

Ashtu si dhe futbollistët e tjerë, edhe Berisha tha se tani duhet të fokusoheshin për ndeshjen me Rumaninë pasi mundësitë për kualifikim nuk janë shuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot ishte një ditë jo e mirë për ne. Por nga nesër do të angazhohemi për të dhënë më të mirën me Rumaninë”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?