“Portokollia” mesazh, Ramës: Në qeveri nuk ka vetëm të paaftë por dhe maskarenj!
Top Channel nëpërmjet show-t humoristik Portokalli i ka dhënë një goditje të fortë kryeministrit Edi Rama në mbyllje të emisionit.
Të gjithë artistët në fund të spektaklit dhanë nga një mesazh që ishte ndryshe nga herët e tjera. “Portokalli” këtë herë nuk kishte në fund një pasazh apo një kalim në pasarele të aktorëve. Mbyllja ishte një mesazh i forte politik.
Të gjithë aktorët kanë artikuluar akuza ndaj qeverisë dhe akuza më e fortë dhe konkrete ka qënë ajo e moderatorit të emisionit humoristik Salsano Rapi i cili i lënë jo pa qëllim i fundit tha: Në qeveri nuk ka vetëm të paaftë por dhe maskarenj!
Ende mbetet mister mesazhi për cilin apo cilët ministra e kishte fjalë aktori i humorit.
KOHA JONË SONDAZH

