Posta Greke premton asistence për Postën Shqiptare

 

Drejtori i Postës Shqiptare z. Majlind Lazimi, zhvilloi sot një vizitë pune në selinë qendrore të Postës Greke në Athine ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës greke z. Kostis Melachroinos.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe me Posten greke si edhe nxitja e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në shërbimet postare, financiare dhe filateli.

Gjatë takimit, palët ranë dakord në parim për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi i cili do të finalizohet së shpejti. Memorandumi do të përmbajë pika të rëndësishme bashkëpunimi për nxitjen e shërbimeve me impakt të rëndësishëm tek shtetasit shqiptare që jetojnë brenda kufijve shqiptare dhe atyre greke, duke pasur parasysh numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Posta greke u ofrua për të ndihmuar dhe asistuar Postën Shqiptare në organizimin e Ballkanfiles në 2016. Ky aktivitet zhvillohet çdo dy vjet në Ballkan dhe për herë të parë do të organizohet në Shqipëri. Gjithashtu z. Lazimi mori konfirmimin nga Posta greke për asistencë në trajnimin e punonjësve dhe shkëmbimin e eksperiencave në shërbimet e ndryshme si ato postare, financiaro-bankare dhe tregtinë online.

SHKARKO APP