Posta për votën e Diasporës paguhet nga shteti

Posta për votën e Diasporës do të paguhet nga shteti. Numërimi i fletëve të votimit të shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, do të bëhet me komisionerë partiake.  Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në Kod Zgjedhor, që do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare. Nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkoi që Diaspora të votojë dhe me karta identiteti të huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?