“Posta sekrete”, brenda ambienteve të Postës Shqiptare- Shpallet tenderi për ndërtimin e 21 dhomave të sigurisë

Brenda ambienteve të Postës Shqiptare do të ndërtohen 21 dhoma sigurie për postën sekrete. Posta Shqiptare ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, me një fond limit 1.7 milionë lekë.

Dhomat e sigurisë për postën sekrete shërbejnë për komunikime lidhur me informacione të klasifikuara, çka mund të përbëjnë komunikimin me gjykatat, prokuroritë, apo me sekrete shtetërore.

Këto zyra, sipas specifikimeve të tenderit, do të ndërtohen në 21 qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Lezhën, Tepelenën, Mirditën, Tropojën, Sarandën apo Korçën. Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi i shpallur nga Posta Shqiptare do të qëndrojë i hapur në APP deri në datë 8 nëntor, ora 10:00

SHKARKO APP