Posta shqiptare bën njoftim të rëndësishëm për shpërndarjen e pensioneve
Qeveria ka bërë apel të gjithë moshës së tretë dhe pensionistëve që të mos dalin nga shtëpia. Posta Shqiptare bën me dije se shpërndarja e pensioneve do të bëhet nga posta nëpër banesa.
Njoftimi i plotë:
“Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë:
0692285591
0694316998.