Pothuajse nudo në shtëpinë e të dashurës/ Si i shpëtoi shqiptari policisë italiane (Emri+Foto)


Pasi vu re praninë e policisë, Bode pothuajse nudo, vetëm me mbathje, u largua menjëherë nga shtëpia e të dashurës së tij në Sesto San Giovanni. Megjithatë autoritetet arritën ta neutralizonin në aeroportin e Barcelonës, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga prokuroria e Monza-s.
30-vjeçari ishte nën hetim që nga muaji gusht për shfrytëzim prostitucioni të një vajze 32-vjeçare, po ashtu shqiptare. Prej kohësh agjentët e policisë kishin filluar një sërë kontrollesh rreth zonës ku prostituonte 32-vjeçarja shqiptare, mes rrugës “Salvadori” dhe “Industrie” në Monza.
Në pranga përfundoi edhe partnerja e tij për rezistencë ndaj policisë si dhe bashkëpunëtore e Bodes gjatë kohës që ishte në arrati.
/BW


