Pozitiv me koronavirus, lutja e emigrantit shqiptar nga Kosova: Mos dilni se tek koka ‘pak’ më ka lodhur ky virus
Aktualitet E Shtunë, 14 Mars 2020 16:28
Blerim Meholli, një kosovar nga Mitrovica që jeton në Gjermani ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.
Meholli ka thënë se aktualisht ndodhet për trajtim në një spital në Gjermani, ku mjekët po përcjellin gjendjen e tij.
Ai u ka bërë apel të gjithë bashkatdhetarëve në Kosovë që të kenë kujdes maksimal, të mbrojnë vetën dhe familjen.
Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.