PPE rezulotë me kërkesë nga Mitsotakis që të betohet Beleri! Rama: Jo problem zgjedhjesh, por gjykatash
Çështja e Fredi Belerit që ende është në burg, është rikthyer sërish në qendër të përplasjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një rezolutë të Partive Popullore Evropiane të cilat u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të lejojnë betimin e Fredi Belerit nga burgu. Në platformën X, Rama thotë se këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.
Postimi i plotë
Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”. Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.
E përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër.
Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë.
Interesting! “We call upon Albanian authorities”… A call without specifying which authorities and, for sure, without being informed that the problem in this case is not the outcome of the elections, but the outcome of the courts, which have already refused such a demand⚖️.
— Edi Rama (@ediramaal) September 5, 2023