Pr.ligji ”Për barazinë gjinore”, Këshilli Ndërfetar: Të ruhen vlerat themelore të familjes

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë konfirmoi qëndrimin e tij të mëparshëm në lidhje me projektligjin “Për Barazinë Gjinore”. Ndërkohë që ky projektligj po diskutohet në komisionet parlamentare, KNFSH nënvizon rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, traditës shoqërore dhe morale shqiptare.

“KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shprehet po ashtu i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?