PR mbledh Këshillin Politik/Mediu: Rinia duhet të jetë pjesë e projektit për Shqipërinë Europiane

Është mbledhur Këshilli Politik i PR-së, i cili ka në përbërje intelektual, të rinj, profesionistë dhe pedagog. Fatmir Mediu thotë se ky këshill duhet të kthehet në një qëndër e organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj.

”E djathta duhet të fokusohet në angazhimin e figurave historike me kontribut në jetën parlamentare, qeverisëse dhe publike gjithashtu të një brezi të ri intelektualësh të cilët krijojnë një vlerë të shtuar të së djathtës dhe janë e ardhmja në rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit Europian të Shqipërisë. 25 Prilli duhet të jetë fitorja e të djathtës, e vlerësimit të kombit, traditës, familjes dhe zhvillimit ekonomik. Kjo fitore duhet të shërbej kundrejt ndërtimit të shtetit dhe të shqiptarëve dhe jo të pushtetit të kalbur e korruptiv, që rrënon të ardhmen Europiane”,- thuhet në deklaratën e PR-së.

Po ashtu u ra dakort që në të ardhmen ky debat, të zhvillohet më shumë të rinjë e të reja që janë aktualisht jashtë Shqipërisë dhe për ti bërë ata pjes ëtë rrugëtimit dhe ndërtimit të Shqipërisë Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?