PR mbyll fushatën, Mediu: Brukseli shprehet pro ndryshimit

Partia Republikane zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Fatmir Mediu, kandidati nr.7 i koalcionit PD-AN, u bëri thirrje edhe një herë elektoratit të djathtë e të majtë se pas 30 vjetësh për herë të parë edhe Brukseli ka folur qartë në favor të ndryshimit, në favor të numrit 9.

“Është hera e parë që historinë e këtyre 30 vite që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, Aleancën për Ndryshim. Jo vetëm shqiptarët por edhe partnerë tanë janë tashmë të lodhur me një qeverisje që vetëm mashtron dhe vetëm shkatërron dhe ka mbjell vetëm korrupsion dhe krim”, tha kreu i PR.

“Prandaj 25 prilli është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Le të dalim edhe njëherë siç kemi dalë në vitin 1991-92 për të shembur diktaturën, këtë herë për të shembur diktaturën e krimit dhe korrupsionit të drejtuar nga Edi Rama”, përfundoi Mediu.

SHKARKO APP