PR: Rama ka keqinformuar ambasadoren Yuri Kim

”E kanë keqinformuar ambasadoren e shteteve të Bashkuara, Yuri Kim për Reformën në Drejtësi”. Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj thotë se opozita nuk e ka bërë si duhet punën në raport me ndërkombëtarët. I vetmi që përpiqet të ruajë urat e komunikimit sipas tij, është kreu i PR-së, Fatmir Mediu. ”Duhet një informim i saktë ndërkombëtarëve ne kemi ceduar në këtë pjesë. Mediu ka bërë lëvizje të vazhdueshme për të mirëinformuar veprimet e opozitës te ndërkombëtarët pasi është e rëndësishme të kemi një lëvizje politike në unisong me ndërkombëtarët dhe të mos minohet progresi, duhet dialog mes palëve pasi ai na sjell një situatë të tillë që të shkojmë në zgjedhje”.

SHKARKO APP