Prag bisedimesh për paqe, Rusia kryen sulmin më të madh me dron që nga fillimi i luftës

Ukraina ka përjetuar sulmin më të madh rus me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, sipas një vlerësimi të ushtrise ukrainase.

Forcat ajrore thanë se gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot – ishin lëshuar nga Rusia gjatë natës.

Sipas medias ukrainase, kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 267 dronësh të raportuar, më 23 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rajonet e Dnipropetrovskut dhe Donetskut u shënjestruan, gjithashtu në sulmet e natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ukraina tha se kishte rrëzuar 88 dronë, ndërsa 128 të tjerë nuk kishin arritur objektivat e tyre.

Ushtria nuk zbuloi detaje mbi dëmet e mundshme ose vendet specifike të shkatërruara, në përputhje me protokollin e zakonshëm.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe, në Stamboll – që nga viti 2022.

Pavarësisht, se ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish dhe negociata të mëtejshme për armëpushim – Moska ka hedhur poshtë thirrjet e Ukrainës, SHBA-së dhe aleatëve evropianë për ndalimin e armiqësive përpara se të arrihet një marrëveshje më e gjerë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka planifikuar të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për të nxitur bisedimet. //a.i/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?