Prag lufte në Ukrainë, Konsulli i Nderit i Shqipërisë nga Kievi: Këtu s’ka panik

Shahin Omarov thotë se pavarësisht raportimeve në media për prag luftë, situata aty është e qetë dhe nuk ka vend për panik. Konsulli i nderit shqiptar në Ukrainë, nënvizon se deri më tani, asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë te ambasada shqiptare në Varshavë, por në një intervistë për “Report Tv”, theksoi se janë në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme.

Si paraqitet situata në Ukrainë, a janë të tensionuar qytetarët në një kohë kur në media raportohet për prag lufte?

-Ne jemi të shqetësuar për situatën, po Ukraina nuk ndodhet në këtë situatën ditën e parë, ne kemi kohë dhe e ndjekim situatën, situata është e qëndrueshme, te ne nuk ka panik.

Sa shqiptar ndodhet në Ukrainë dhe ku janë të pozicionuar ato?

-Nëse do të flasim për shqiptarët e Ukrainë që kanë mbi 200 vjet, ata janë qytetarë Ukrainas, por për shqiptarë të tjerë nuk dimë. Ato që ndodhen për punë apo studime për këtë nuk ditë të themi se nuk është drejtuar tek ne asnjë.

A mund të flasim për një ndryshim të normalitetit të jetesës në Ukrainë, në një kohë kur flitet çdo ditë për një luftë të mundshme?

-Situata në Ukrainë është stabël, nuk ka panik, organet qeverisëse janë në krye të detyrës. Nuk kemi vërejtur një lëvizje të qytetarëve Ukrainas nga vendi.

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen nga Ukraina, a keni pasur komunikim me ndonjërin prej tyre, a ka ardhur ndonjë që t’iu kërkojë ndihmë për t’u rikthyer në atdhe?

-Ne jemi interesuar dhe lidhur me ambasadën shqiptare që ndodhet në Varashavë nëse ka persona të tillë të na njoftojnë, se ne e kemi telefonin direkt, nëse do ketë kërkesa të tilla dhe ne do të marrim masa për ndërhyrje për t’i ndihmuar.

Çfarë pasojash mund të ketë nëse situata mund të precipitojë në luftë?

-Ne kemi 8 vjet në këtë situatë me Rusinë, situata është e tensionuar, por nuk kemi panik. Fakti që kemi 8 vjet na dha kohë që të ndërtojmë ushtrinë tinë, kemi një ushtri prej 200 mijë personash dhe është mjaft mirë e armatosur, mbi 1.5 milion qytetarë kanë kaluar stazhin ushtarak, ka filluar në Ukrainë ligji për detyrim ushtarak, nuk përgatitemi të sulmojmë dikë, por do të mbrojë atdheun. Presidenti Ukrainës dhe korpusi diplomatike është i angazhuar në marrëveshje me diplomacinë perëndimore, gjithashtu dhe me atë ruse që të mos ketë një përballje luftarake. Shpresojmë që diplomacia do të fitojë.

Kemi parë raportime ne media që kemi një armatim të qytetarëve, madje është parë në media lajme që bli një armë dhe merr një picë, sa i vërtetë është ky fakt?

-Ky është një informacion i gabuar, nuk është i vërtetë, për mbrojtjen qytetare po zhvillohet përgatitja ushtarake e qytetarëve, që secili të mbrojë fshatin e tij, dhe prandaj zhvillohet përgatitja qytetare, si qeveria dhe populli asnjëherë nuk kanë menduar se do të ketë luftë, aq më tepër me fqinjët tanë rus, Ukrainë përgatitet për të mbrojtur jemi mirënjohës shteteve perëndimore që na mbështetin në armatime të kohërave moderne.

SHKARKO APP