Praktikat e punës, mundësi për hapjen e universitetit drejt tregut

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi sot se “tashmë kemi hyrë në një fazë të re të historisë së marrëdhënieve mes qeverisë dhe universitetit, sepse është krijuar terreni për të ndërvepruar në funksion të hapjes së universitetit ndaj tregut të punës”. Rama mori pjesë në një takim të organizuar në Universitetin e Arteve, me rastin e hapjes së thirrjes IV për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Kjo është një praktikë e cila vit pas viti ka marrë një trajtë goxha domethënëse dhe faktikisht ofron jo thjesht një njohje nga brenda të institucioneve, por edhe mundësinë që pas praktikës, çdonjëri që e kalon këtë proces, të mund të futet në procesin e konkurimit për një vend në administratë”, tha Rama.

Në këtë mënyrë, sipas tij, “këta të rinj kanë avantazhin e praktikës së punës në raport me konkurentët e tjerë dhe kjo i ndihmon për të kapërcyer hendekun ligjor, që kërkon eksperiencë në punë për këdo që do të hyjë në shërbimin civil”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se “praktikat janë hapur përtej kufijve të administratës publike dhe sektorit privat”. Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të sektorit privat, si banka apo kompani të ndryshme, Rama vlerësoi faktin se “ato janë bërë partnere të programit të praktikave dhe kanë krijuar mundësinë që numri i studentëve që do të përfshihen në këto praktika të rritet ndjeshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?