Pranga dy të rinjve, u kapën “mat” në pyllin e Divjakës me një minorene

 janë ndaluar shtetasit Alfons Spaho, 22 vjeç, dhe Mario Kokoneshi, 27 vjeç ,nga Divjaka, pasi në pyllin e Divjakës ishin duke kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ndërkohë në momentin e ndalimit me ta ka qenë dhe një vajzë 27-vjeçare, e cila është lënë e lirë pasi ka deklaruar se shoqërohej me të arrestuarit me dëshirën e saj. Nga hetimet ka rezultuar se dy të ndaluarit, Spaho dhe Kokoneshi, në hapësirë kohe të ndryshme kanë kryer marrëdhënie me shtetasen e mitur me inicialet, V.M. Sakaq, 13-vjeçarja është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje në praninë e psikologut, ndërsa dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?