Pranga nënës dhe të dashurit, abuzuan seksualisht me vajzën 12 vjeçe
Një tjetër rast i ngacmimit seksual, ndaj një minorene 12 vjecare. Uniformat blu të Fierit, kanë bërë me dije se, kanë vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 12 vjeçare.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banues në fshatin Mbyet, të cilët bashkëjetonin.
Sipas policisë, këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallëzimit të bërë, shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te miturën që në moshën 6 vjeçare .
Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si kanabis sativa. Policia gjeti të mbjellë në oborrin e shtëpisë së tyre 21 bimë kanabis. Gjithashtu i gjeti dy personave edhe 41.5 kg lëndë narkotike, të dyshuar kanabis sativa.
KOHA JONË SONDAZH

