Pranga policit dhe avokatit, merrnin 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët

Një polic dhe një avokat janë ndaluar nga SHÇBA, pasi akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare që shkonin deri në 2 mijë euro.

Të ndaluarit janë:

– Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;

Swiss Digital Desktop Reklama

– Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme. Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro”, sqaron policia.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?