Pranga të moshuarit, rrihte të gjithë familjen, në banesë iu gjet…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të moshuar i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia i gjeti armë zjarri dhe fishekë. Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5, arrestuan Avdyl Canalia, 79 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi nga shërbimet e policisë është marrë njoftim se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Armë zjarri model 56, 105 fishekë model 56, 60 copë kapsola.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?