Pranga të riut, u kap me pistoletë me silenciator

 

Një i ri është vënë në pranga nga policia pasi i ka gjetur me vete një pistoletë me silenciator. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se kanë vënë në pranga një 25-vjeçar për armë zjarri pa leje. Ari Haxhiu është arrestuar në sheshin “Demokracia”, ndërsa procedohet në gjendje të lirë I. H, 62 vjeç.

Haxhiut i janë kapur një pistoletë me mbishkrimin Browning/S Patent Depose, një krehër me 6 fishekë dhe një silenciator. Ndërsa në lokalin e 62-vjeçarit u gjet një armë gjahu pa leje.

SHKARKO APP