Prangosen dy të dyshuar për vrasjet në Tiranë, policia: Konflikt për trafikim droge

Prangosen dy të dyshuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një personi të tretë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes para ish-Ekspozitës në Tiranë.   

Vrasjen, sipas hetimeve, jashtë shkaktuar pas konflikti për trafikimin e lëndëve narkotike. Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.

Hodaj bëri të ditur se për ngjarjen janë dy të arrestuar dy të dyshuar, Vashel Ccavo dhe Sael Sulaj.

Nga breshëria e plumbave me kallashnikov mbetën të vrarë Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, si dhe u plagos rëndë Elvis Gacaj.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nga ku edhe i është komunikuar masa e arrestit.  

 

SHKARKO APP