Prangoset 63-vjeçari, plagosi motrën me çifte. Burri i 66-vjeçares: E qëlloi për ta vrarë

63-vjeçari nga fshati Bishan i Vlorës, i cili qëlloi me çifte në këmbë motrën e tij, është arrestuar nga autoritetet. Policia bën me dije se Seit Danaj plagosi motrën ndërsa vetë ishte nën ndikimin e alkoolit, por fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetës.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B.H, 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Bektash Hoxha, bashkëshorti i Bukuroshe Hoxhës ka treguar si nisi sherri. Për mediat, Hoxha tregoi se ngjarja nisi pasditen e sotme, kur kunati i tij, Seit Danaj nxorri çiften. Vetë Hoxha kishte menduar se do të shkonte të gjuante për lepuj, por Danaj kishte qëlluar të motrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishim duke qëndruar në këtë pjesë të shtëpisë, ai ishte këtu pranë, i dehur me raki. Nusja e djalit i tha nëse a dëshironte t’i bënte një kafe, ai nuk pranoi. E motra i tha që çfarë ke, s’të bëmë gjë. Ai i tha më keni bërë dëm, ishte me çifte, e kishte të mbushur plot. Çiften e kishte në dorë, se do të shkonte për gjah, mendova se do gjuante lepuj. Ai vazhdimisht thoshte më keni bërë dëm. E motra iu përgjigj ‘se çfarë të kemi bërë, pse të kemi mbajtur me bukë 1` vit e gjysmë?’ Ai vijonte duke thënë ‘më keni nxirë jetën, ik do të vrasë i kishte thënë. E motra iu përgjigj duke i thënë se ‘nëse ke ndërmend të më qëllosh më qëllo’. Nuk ia mori mendja që do të qëllonte me të vërtetë. Unë isha këtu, ai më largoi, më tha s’kam punë me ty, por me motrën time. As mua s’ma mori mendja që do të qëllonte. Ai e qëlloi për ta vrarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?