Prangoset gruaja që trafikonte klandestinë, i kishte fshehur në bagazh

Aksioni “Blic” i Policisë ka bërë të mundur ndalimin e një shtetaseje, e cila po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, në afërsi të fshatit Podgorie, aksi Korçë-Pogradec. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, po ashtu edhe shtetasit e huaj. Emigrantët ishin fshehur në bagazhin e makinës.

SHKARKO APP