Prangoset oficeri i Forcave Speciale. Ja emri dhe akuza

Arrestohet në Tiranë, efektivi i FNSH për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi aksidentoi një qytetar që lëvizte me motorr.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?