Prangoset prokurori Haxhi Giu, rryshfet 29 mijë euro

 

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë arrestuar prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për “korruspion” dhe “shpërdorim detyre”.

Giu së fundi shërbente si prokuror në rrethin e Krujës, ku edhe dyshohet se ka kryer këto vepra penale. Sipas të dhënave paraprake, ai i ka marë një personi nën hetim 29 mijë euro në këmbim të uljes së dënimit, shumë kjo që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Prangosja e Giut, u krye pas një hetimi 2-mujor të kryer nga Task-Forca antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Në të shkuarën, ai ka shërbyer në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka ndjekur çështjen “Azem Hajdari".

SHKARKO APP