Prangoset shpërndarësi i drogës në Kamëz, dhunonte gruan dhe djalin

Një shpërndarës droge është vënë mëngjesin e sotëm në prangat e Policisë në Kamëz, ku edhe ndaj tij rëndojnë akuzat e dhunës në familje.

46-vjeçari sipas Policisë, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike”.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP