Prani bore në disa akse të vendit, ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes në këto rrugë
Gjatë orëve të natës është shënuar rënie e intensitetit të reshjeve të shiut në të gjithë vendin, ndërsa reshje dëbore janë regjistruar vetëm në disa akse rrugore në zonat verilindore dhe juglindore.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshje dëbore ka pasur në akset Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec si dhe në segmentin K/Boboshticë-Dardhë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Temperaturat kanë qenë të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

