”Prania Besnike” në Tiranë, Rama takon banorët e Shkozës
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet e para në kuadër të nismës së “Pranisë Besnike” në kryeqytet. Takimin e parë Rama e zhvilloi me banorët e zonës së Shkozës, ku u njoh nga afër me shqetësimet, problematikat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e jetës në komunitet.
Banorët parashtruan çështje që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe problematika të tjera që prekin përditshmërinë e tyre. Kryeministri dëgjoi shqetësimet e qytetarëve dhe diskutoi me ta për nevojat konkrete të zonës, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetet.
Nisma e “Pranisë Besnike” synon të sjellë një komunikim më të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe qytetarëve, përmes takimeve në terren dhe adresimit të problematikave të evidentuara nga banorët.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4081

