“Pranojmë vetëm vajzat e bukura”, batuta e Berlusconit gjatë takimit me Berishën

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë këtë të hënë shquhej për batutat e tij pikante, dhe tipin humoristik.

Një ndër batutat është regjistruar në vitin 2010 kur asokohe qeveriste Partia Demokratike, ku Berlusconi ishte në një takim me Berishën dhe kanë biseduar lidhur me moratoriumin e skafeve.

Berisha sapo i kishte premtuar se deri në fund të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berlusconi i kthehet me shaka: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Ai ishte shtruar në spital për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

Berlusconi, ka qenë 3 herë kryeministër, themelues i Forza Italia dhe i një perandorie televizive që ka formësuar imagjinatën kombëtare për më shumë se njëzet vjet.

Berlusconi accoglie Berisha: dall'Albania solo belle ragazze

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?