“Pranvera, sezon i vaksinimit masiv”, Rama: Ja kur përfundon procesi me mjekët dhe infermierët
Kryeministri Edi Rama nga Berati dha lajmin se procesi për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve do të përfundojë në gjysmën e dytë të muajit mars.
Sipas kryeministrit Rama, shumë shpejt priten lajme të reja sa i takon furnizimit me vaksina, në mënyrë që siç tha ai sezoni i pranverës të jetë, sezoni i vaksinimit masiv të popullsisë.
“Falë bashkëpunimit ne ja kemi dalë të fillojmë vaksinimin, ndërkohë që shumë vende të tjera kanë pasur vështirësi. Brenda gjysmës së dytë të muajit mars ne do të mbyllim vaksinimin e mjekëve të Shqipërisë dhe jam besimplotë që së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme, jo vetëm për të mos ulur ritmi, por për ta shtuar ritmin dhe këtë sezon pranveror ta kthejmë në një sezon të vaksinimit masiv”, tha Rama.