Prapë aksidente me vdekje! Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Nuk ndalojnë aksidentet në Shqipëri. Ecin si të çmendur me shpejtësi tepër të lartë.
Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe tri të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Fushë Krujë – Milot.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Luan Duka, 50 vjeç dhe janë plagosur tri pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij.
Autovetura Benz ka dalë nga rruga gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 50-vjeçari Luan Duka si dhe janë plagosur pasagjerët që ndodheshin me të. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në gjëndje shumë të rëndë në Tiranë.
Sipas policisë shkak i aksidentit duket se ka qënë shpejtësia tej normave.