Prefekti i Tiranës uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Screenshot

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë për Muajin e Bekuar të Ramazanit, duke e cilësuar këtë periudhë si një kohë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe afrimi me Zotin. Në mesazhin e tij publik, Hajdari uroi që agjërimi të jetë i lehtë, lutjet të pranohen dhe zemrat e besimtarëve të mbushen me paqe e dritë.

“Në prag të Muajit të Bekuar të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe zemra të mbushura me paqe e dritë.

Qoftë ky muaj i shenjtë kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi me Zotin. Sakrifica juaj u shpërbleftë me shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Ramazan të mbarë!”, shkroi Shkëlqim Hajdari në statusin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?