Prefektja e Shkodrës flet për situatën e reshjeve: Ja akset rrugore më problematike
Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Agnoni shprehet se deri më tani nuk ka problematika të theksuara për shkak të reshjeve në këtë zonë.
Në një prononcim për mediat, ajo thotë se me këto ritme reshjesh, nuk rrezikohet përmbytja.
Atualisht, problematikë në disa zona është furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të erës së fortë dhe shkarkimeve elektrike.
“Në 24 sorët e fundit në qarkun e Shkodrës ka pasur një reshje të madhe shiu dhe mbi 500 metra lartësi ka reshj dëbore. Problematika ka dhe në sektorin e OSHEE-së ku si rezultat i shkarkimeve dhe erërave të forta kemi disa defekte. Një defekt në linjën e tensionit të lartë që furnizon zonën e Dobraçit, nënstacionin e Shkodrës 3 ku është thyer një shtyllë dhe po punohet me të gjitha mundësitë për të stabilizuar këtë situatë. Aktualisht janë me problem fidrat 3 dhe 4, kemi fidrin Rrape, Qafë Mali në zonën e Fushë-Arrëzit” – shprehet prefektja.
Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Prefektja e qarkut të Shkodrës liston disa prej segmenteve në të cilat këshillohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes, apo të mos udhëtojnë.
Prefektja Majlinda Agnoni shprehet se sipas parashikimeve nga IGJEUM, pritet që reshjet e shiut të dëborës të vijojnë dhe ditën e nesërme, por pa problematika të mëdha.