Prefektura Korçë: Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët s’lejohen të qarkullojnë në aksin Maliq-Lozhan-Moglicë

Prefektura e Qarku Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë. Vendimi vjen në vijim të informacionit të bërë publik nga ARRSH, Drejtoria Qendër-Lindje dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë, për shkak të situatës së krijuar në këtë segment.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe: Kryqëzimi i Qafë Thanës, Kryqëzimi i Qafë Plloçës dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve për devijimin e qarkullimit.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, Drejtoria Qëndër-Lindje, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Korçë për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, informojmë qytetarët se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.

Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.

Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.

Strukturat e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.

Për çdo emergjencë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?