Prej 10-ditësh rezulton i zhdukur 44-vjeçari nga Gramshi, familjarët: Na ndihmoni

Prej 10 ditësh një 44-vjeçar nga Gramshi është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Shtetasi Besim Allka nga fshati Rashtan, Qendra Administrative Kukukr, është larguar nga shtëpia prej datës 13 qershor, dhe nga ajo ditë familjarët thonë se nuk e kanë parë më.

Nisur nga ky fakt, familjarët e 44-vjeçarit i janë drejtuar policisë së Gramshit për të bërë denoncimin.

Ata thotë se Besim Allka shfaq çrregullime mendore dhe i pa fuqishëm. Familjarët thonë se në momentin kur është larguar nga shtëpia, 44-vjeçari ka qenë i veshur me rroba të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët të Besim Allkas kanë lënë një numër kontakti, në mënyrë që kush e sheh ose ka ndonjë informacion të njoftojë policinë ose në numrin e telefonit +355683318118

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?