Prej ditësh nuk ka viktima, në 24 orët e fundit veç 82 raste të reja nga Covid-19

Prej disa ditësh, në vend nuk ka humbje jete nga virusi vdekjeprurës Covid-19. Nisur nga shifrat e ulëta, Komiteti Teknik sot hoqi edhe disa masa. Po në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 851 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 82 qytetarë.

”34 në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan”.

Janë 480 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (01 Prill 2022)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 82
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 851
Testime totale 1,778,617
Raste pozitive 273,759
Raste të shëruara 269,787
Raste Aktive 480
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Vlorë 63
Fier 56
Gjirokastër 34
Durrës 20
Elbasan 18
Berat 14
Shkodër 13
Kukës 9
Korçë 8
Lezhë 5
Dibër 4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?